“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për sjelljen e saj gjatë një konference për media, ku ajo kërkoi që vajzat e saj të mos përfshihen në atë që e quajti “luftë politike”.

Mushkolaj ka thënë në Debat Plus se Osmani ka treguar mllef dhe inat, duke sulmuar dhe intimiduar gazetarët që raportuan për shkollimin e vajzave të saj.

“Një presidente plot mllef. Plot inati. Plot sulme ndaj mediave dhe gazetarëve. Presidentja i thirri gazetarët në zyre të ankohet për sulmet sipas që po i bëhen. U kthye ne personazh që i sulmoi, i indimidoi, dhe i shantazhoi gazetarët me atë që e tha në konferencë. Edhe prej videos që u publikua prej Paparacit, qëllimi i askujt në këtë rast i Paparaci nuk ka qenë përcjellja e aq më pak përndjekja e vajzave të presidentes.

Për ata që nuk jetojnë në Prishtinë, presidentja i ka pas vajzat në një shkollë publike. Ka jetuar në një banesë. Në dhjetor të vitit të kaluar në një intervistë që e ka dhënë për T7 ka shpjeguar se sa mirë që i çon vajzat në një shkollë publike, se shkollat publike të kalit, ë bën më të fortë… dhe nëntë muaj më pas ka tjera fjalë. Arsyeja kryesore pse presidentja ka ndërruar shkollën e vajzave është se e ka ndërruar vendbanimin. Ka shkuar dhe jeton në një lagje superluksoze. Me dal tash në konferencën me ngrit spekulime se janë në fokus të mediave vajzat e saj përnjëmend, kur vjen nga presidentja është e papranueshme dhe është e rrezikshme”, ka thënë Mushkolaj.