Presheva i shkruan BE-së dhe Thaçit për dialogun: Na merrni edhe neve në Bruksel
48 orë para shkuarjes së ekipit negociues nga Prishtina në Bruksel për të vazhduar dialogun me palën serbe, derisa presidenti kosovar gjendet në shijime në Brezovicë, disa përfaqësues nga Bujanoca (PVD) i kanë shkruan BE-së dhe Thaçit duke kërkuar nga ta që të përshihen në dialogun e Brukselit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Nënshkrues të kësaj kërkese dërguar Brukselit dhe Thaçit janë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
“Duke qenë pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së saj. Prandaj, ne kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në fazën finale të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme”, shkruan në letrën e tyre.
Çështja e përfshirjes së kësaj teme në dialog ishte nisur fillimisht nga Presidenti Thaçi por pastaj ishte përkrahur edhe nga përfaqësues politik të kësaj pjese e që rezultoi me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.
Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” liderët e Luginës se Preshevës nga vitit 2011 që kur ka nisur dialogu në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, deri sot kanë kërkuar mbi 20 herë për t’u përfshirë në këtë proces, por deri tash Beogradi jo se jo, pos as Prishtina nuk ju është përgjigjur pozitivisht, ku janë dhënë vetëm premtime e deklarata.