“Pres shumë nga De Bruyne”, ish-ylli i Serisë A: Mourinho-n nuk e kuptoj

Ish-ylli i Serie A, Vladimir Jugovic, fitues i Champions League në vitin 1996 me Juventusin, ka pritshmëri të larta nga Kevin De Bruyne, por ende ‘nuk e kupton’ pse José Mourinho nuk besoie tek ylli belg te Chelsea.

Jugovic foli me Gazzetta dello Sport edhe për një nga ish-shokët e tij të ekipit në Torino, Antonio Conte.

“Nëse Antonio qëndroi te Napoli, kjo është sepse ai beson se mund të fitojë përsëri”, tha Jugovic.

“Nënshkrimi i De Bruyne ndryshon ekuilibrat. Po flasim për një ikonë të Manchester City, një nga ekipet më të mira në botë vitet e fundit. Ajo që ende nuk e kuptoj për De Bruyne është pse Mourinho nuk besonte tek ai te Chelsea”.

De Bruyne iu bashkua Napolit me kosto zero pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester City dhe tashmë ka filluar përgatitjet para-sezonale nën drejtimin e trajnerit italian.

Luka Modric është një tjetër yll që u transferua në Serie A këtë verë, gjithashtu me kosto zero te Milan-i.

“Në epokën e Berlusconi-t, Modric do të kishte mbërritur në moshën 20 ose 21 vjeç, por do të jetë ende interesante të shohim një kampion të dekoruar shumë si ish-ylli i Real Madrid te Serie A”, përfundoi Jugovic.

The post “Pres shumë nga De Bruyne”, ish-ylli i Serisë A: Mourinho-n nuk e kuptoj appeared first on Telesport.