Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves”

Edon Zhegrova sot u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i Juventusit. Ai foli me shumë entuziazëm për aventurën e re në Torino dhe bëri një premtim.

“Jam shumë i lumtur këtu. Unë gjithmonë kam dashur të luaj për një klub të madh si Juventusi,” u shpreh Zhegrova.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë, por ndihem më mirë. Stafi po më ndihmon dhe shumë shpejt do të jem gati, por jo kundër Interit” – shpjegoi ai.

Në fund, mesfushori ofensiv premtoi se do të dhurojë fanellën e tij për kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si tifoz të madh të Juventusit.

The post Premtimi i Zhegrovës: “Do i dhuroj fanellën Edi Ramës, tifoz i madh i Juves” appeared first on Telesport.