Premier League “zhduk” historinë, ja pse nesër nuk do të ketë “Boxing Day”

Për vite të tëra në historinë e Premier League, data 26 dhjetor e njohur ndryshe si “Boxing Day”, ka qenë gjithmonë dita e futbollit, pasi pikërisht në këtë ditë luheshin të gjitha ndeshjet e javës.

Për dekada të tëra, dita pas Krishtlindjeve simbolizonte stadiume të mbushur plot, familje në tribuna dhe fëmijë që festonin festat të rrethuar nga futbolli. Megjithatë, këtë vit, historia i ka lënë vendin kërkesave të transmetimit televiziv, të cilat vendosën kushte kontraktuale që riformësuan orarin.

Ndryshimi këtë vit është i qartë. Nesër, do të ketë vetëm një ndeshje në Premier League, ajo mes Manchester United dhe Newcastle, e cila do të luhet në “Old Trafford”. Pjesa tjetër e ndeshjeve të javës së 18-të do të luhet të shtunën dhe të dielën, duke bërë për herë të parë pas shumë vitesh që të mos ketë “Boxing Day” dhe ndeshjet të luhen zakonisht të shpërndara si në javët e tjera të zakonshme.

The post Premier League “zhduk” historinë, ja pse nesër nuk do të ketë “Boxing Day” appeared first on Telesport.