Si çdo vit, Premier League ishte mbreti i padiskutueshëm i merkatos. Shpenzimet tejkaluan 3.2 miliardë euro: më shumë se të gjitha katër ligat e tjera kryesore së bashku. Mbrojtësi i Chelsea, Marc Cucurella, i intervistuar nga “AS”, u përpoq të shpjegonte arsyen.
“Mendoj se shpërndarja e parave në Angli është më e drejtë. Për shembull, ekipet e ngjitura në kategori marrin shumë para dhe kjo u lejon të gjitha ekipeve të nënshkruajnë me lojtarë të shkëlqyer, duke qenë të barabartë në fushën e lojës”, tha Cucurella.
“Kjo është arsyeja pse çdo ndeshje në Premier League është një betejë. Sunderland, i ngjitur në kategori, investoi 200 milionë euro në lojtarë dhe Crystal Palace nënshkroi dy nga më të mirët e La Liga, Yeremy dhe Uche. La Liga po humbet terren ndaj Premier League dhe kjo i shtyn lojtarët të luajnë në Angli“, shtoi mbrojtësi i Chelsea.
Duke folur mbi ndryshimet midis Spanjës dhe Anglisë, ai tha: “Barcelona dhe Real Madrid mund të konkurrojnë me klubet e Premier League. Të dyja janë shumë të forta. Kur mbërrita në Angli, në ekipin tim të parë, Brighton, u habita që lojtarët anglezë synonin të luanin për Real ose Barca. Aty kuptova joshjen e Real Madrid dhe Barcelona“.
The post Premier League “mbret” i merkatos, mbrojtësi kampion bote shpjegon arsyen pse më të mirët vijnë në Angli appeared first on Telesport.