Interesim nga Anglia për Yann Bisseck. Mbrojtësi i Interit është në sezonin e tretë me fanellën zikaltër dhe mbetet një lojtar i rëndësishëm në planet e Cristian Chivu. Në sezonet e mëparshme ka grumbulluar gjithsej 67 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.
Ai ka fituar dy trofe me Interin: një kampionat dhe një Superkupë Italiane, gjithmonë duke qenë pjesë e skuadrës, edhe në pankinë. Klubi zikaltër dëshiron ta konfirmojë këtë lojtar me perspektivë dhe që ka treguar cilësi kur është aktivizuar.
Por nga ana tjetër ekziston mundësia e përfitimit nga merkatoja me një shifër të rëndësishme, që do të mund të përdorej për afrime të reja. Sipas edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Bisseck është në shënjestër të Crystal Palace, klubit anglez që dëshiron ta blejë në mënyrë definitive. Klubi në fjalë thuhet se është i gatshëm të ofrojë një shifër të konsiderueshme prej 32 milionë eurosh.
Situata është ende në zhvillim e sipër, mbetet për t’u kuptuar se si do të vijojnë negociatat, të cilat mund të avancojnë shumë nëse Marotta dhe Ausilio pranojnë ofertën. Në rast se marrëveshja do të finalizohet, Interi mund të rikthehet te Koni De Winter si zëvendësues i Bisseck.
The post Premier League “hedh grepat” për Bisseck, ofertë 32 milionëshe Interit appeared first on Telesport.