PREMIER: Arsenali nuk fal dhe tregohet super cinik, Manchester City ngec dhe shkon 7 pikë mbrapa

Arsenal mori sonte një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Brighton, duke treguar karakter mjaft të vështirë për mysafirët. Ky sukses e afron skuadrën e Mikel Artetas edhe më shumë drejt titullit.

Ndeshja nisi me aksione të shpejta nga të dyja skuadrat. Në minutën e 3-të, Carlos Baleba nga Brighton provoi një gjuajtje të fuqishme drejt portës, e cila u bllokua nga një mbrojtës i Arsenalit.

Por vetëm gjashtë minuta më vonë, Arsenal krijoi avantazhin. Bukayo Saka mori një pasim të shkëlqyer brenda zonës, goditi drejt mesit të portës, dhe portieri vendas bëri një gabim fatal – topi përfundoi në rrjetë, duke çuar mysafirët në epërsi 1-0.

Pas golit, ndeshja mbeti e tensionuar, por pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal për mysafirët.

Në pjesën e dytë, Arsenal kontrolloi ritmin, por Brighton u përpoq të rikthehej në lojë me zëvendësime dhe aksione të rrezikshme.

Në minutën e 59-të, Georginio Rutter gjuajti brenda zones, por portieri David Raya bëri një pritje spektakolare, duke ruajtur epërsinë e Arsenalit.

Pavarësisht presionit të Brighton-it, përpjekjet e tyre nuk prodhuan gol, dhe Arsenal mori fitoren e radhës.

Me këtë fitore, Arsenal vazhdon të luftojë për titull, duke I ikur tani Man Cityty, plotë shtatë pikë, por ka një lojë më shumë të zhvilluar.

Manchester City dhe Nottingham Forest ndanë pikët në një barazim 2-2, në një përballje intensive që i takoi javës së 29-të në Ligën Premier, e cila prodhoi raste, polemika dhe kthesa të shpejta në rezultat.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 31-të, kur Antoine Semenyo realizoi me një goditje të saktë nga brenda zonës pas asistit të Rayan Cherki, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal 1-0.

Nottingham reagoi menjëherë pas pushimit.

Në minutën e 57-të, pas një topi të devijuar me kokë nga Igor Jesus, Morgan Gibbs-White shfrytëzoi momentin për të barazuar shifrat në 1-1.

Manchester City riktheu epërsinë në minutën e 62-të.

Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Rayan Ait-Nouri, Rodri u shkëput më lart se të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 76-të rikthyen baraspeshën.

Callum Hudson-Odoi asistoi për Elliot Anderson, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti portierin për rezultatin përfundimtar 2-2.

The post PREMIER: Arsenali nuk fal dhe tregohet super cinik, Manchester City ngec dhe shkon 7 pikë mbrapa appeared first on Telesport.