Qentë janë miku më i mirë i njeriut, dhe, për disa qen, besnikëria e tyre vazhdon edhe kur pronarët e tyre nuk janë më gjallë.
Moose është një qen i species labrador, në moshë 3-vjeçare, i cili jeton në New Jersey. Pronari i tij vdiq kohët e fundit në spital.
Poor Moose u ul pranë shtratit të spitalit për një kohë, me besnikëri duke pritur që pronari të kthehej. Një dëshmitar e kapi momentin prekës në një foto, e cila më pas u bë virale në rrjetet sociale.
‘NorthStar Pet Rescue’ dhe ‘Eleventh Hour Rescue’, organizata jo-qeveritare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, postuan foton në Facebook, duke shpresuar se kjo do të ndihmonte në gjetjen e një familjeje të re për Moose.
“Ai është një person i ëmbël nga natyra”, u shkruajt në mbishkrim.
“Le ta plotësojmë këtë zemër të thyer, së bashku”, shkruhej tutje.
https://www.facebook.com/northstarpetrescue/photos/a.503056260057387/868402526856090/?type=3