Prej 2 javësh i zhdukur, 30-vjeçari dyshohet se u vra nga shoku i tij
Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme Aleskandër Fadilin, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Fatjon Fejzillarit.
30-vjeçari ka denoncuar në polici zhdukjen e shokut të tij disa javë më parë, por hetuesit kanë dyshime të forta se ai mund ta ketë vrarë atë, dhe më pas ka zhdukur trupin.
30-vjeçari bashkë me viktimën kanë qenë duke shitur perde në Laç më datë 29 Prill, ku që nga kjo datë ai rezulton i zhdukur.
Policia e Lezhës thonë se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.