Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate

E ngarkuara me punë  në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati në pritjen zyrtare me rastin e 4 Korrikut, duke falënderuar të pranishmit, tha se askund si në Kosovë nuk ka pasur rastin të shënojë këtë festë si këtu në vendin më pro-amerikan në botë.

Ajo duke folur për paretneritetin, tha se për kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që SHBA-ja e arrin për vete, por sipas saj, ka të bëjë me faktin që fuqia e Amerikës ndihmon për të fuqizuar edhe partnerët e saj. Kosova është shembull i qartë i këtij partneriteti që sjell rezultate.

Prattipati vuri në pah se është hera e parë që e feston Ditën Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë.

”Kjo është hera e parë që e festoj Ditën Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë.  Kur mbërrita verën e kaluar si zëvendëseshefe e Misionit, sigurisht që nuk e prisja se do të shërbeja si e Ngarkuar me Punë për këtë festë – dhe është nder të shërbej në këtë rol”, ka deklaruar ajo.

Tutje, ajo kujtoi një varg përvjetorësh të Shteteve të Bashkuara, mes tjkerash 250 vjetorin e Ushtrisë Amerikane – degës më të vjetër të forcave tona ushtarake – e cila ishte në vijën e parë të luftës për pavarësi.

”Këtë vit, po kjo Ushtri Amerikane u stërvit krah për krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës në „Defender 25”, që është ushtrimi më i madh i ushtrisë amerikane në Evropë – me Kosovën si vend mikpritës. Kjo është më shumë se simbolikë e miqësisë sonë. , është më shumë se kaq.  Është me të vërtetë domethënëse. Është dëshmi e forcës së partneritetit tonë në fushën e sigurisë. Së bashku jemi më të sigurt dhe më të fortë”, ka nënvizuar Prattipati.

Ajo më tej tha se, falë përkushtimit të palëkundur të Kosovës dhe përputhshmërisë me prioritetet e politikës amerikane, vendet tona janë më të forta dhe më të sigurta.

”Kemi punuar së bashku që amerikanët dhe kosovarët të jenë të sigurt nga kriminelët kibernetikë, kemi ngritur zërin kundër antisemitizmit dhe, rishtazi, kemi qenë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të parandaluar aktorët keqdashës nga blerja e armëve nukleare”, nënvizoi Prattipati, teksa shtoi se Kosova, gjithashtu, ka qenë ndër përkrahëset më të forta të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet tona për të mbrojtur kufirin tonë.

”Jemi miq dhe partnerë në përpjekjet që jo vendet tona, por edhe rajoni, të jenë më fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, deklaroi ajo.

Prattipati në aspektin ekonomik tha se po vërehet një rritje të prekshme në marrëdhëniet tona tregtare.

Vetëm muajin e kaluar, kemi parë disa biznese të reja amerikane duke hapur dyert pikërisht këtu në Kosovë. Këto janë çaste të rëndësishme në thellimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Tutje, Prattipati duke folur për paretneritetin, tha se për kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që SHBA-ja e arrin për vete, por sipas saj, ka të bëjë me faktin që fuqia e Amerikës ndihmon për të fuqizuar edhe partnerët e saj.

Sepse, vuri në dukje ajo, një Amerikë më e begatshme do t’i lartësojë edhe të tjerët – prej rritjes së marrëdhënieve ekonomike e deri te bashkëpunimi në siguri që forcon stabilitetin rajonal. Kosova është shembull i qartë i këtij partneriteti që sjell rezultate.

”Dhe ne e kuptojmë rrugëtimin e Kosovës. Historia juaj ngjan me tonën. E kemi kaluar edhe ne këtë rrugë më parë dhe vazhdojmë ta ecim së bashku me ju”, tha mes tjerash Prattipati./rtk

The post Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate appeared first on Kosovapost.net.