Prattipati: Bllokimi i partive përmes taktikave politike apo procedurale kërcënon demokracinë në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se përfaqësuesja e përkohshme diplomatike, Anu Prattipati zhvilloi këtë javë takime me krerët e partive PDK, AAK dhe LDK për të theksuar rëndësinë e një parimi themelor demokratik: “Të gjithë qytetarët kosovarë duhet të kenë të drejtën të votojnë për përfaqësuesit e tyre”, transmeton KosovaPost.

Sipas ambasadës së SHBA-së në këto takime, Prattipati ka paralajmëruar se “bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike apo procedurale kërcënon demokracinë në vend.”

Ajo gjithashtu ka diskutuar shqetësimet rreth bllokimit në formimin e qeverisë, duke theksuar se udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi.

Tutje thuhet se Prattipati po ashtu ka nënvizuar nevojën që liderët politikë të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë.

The post Prattipati: Bllokimi i partive përmes taktikave politike apo procedurale kërcënon demokracinë në Kosovë appeared first on Kosovapost.net.