Ruben Amorim u shkarkua të hënën nga detyra e trajnerit të Manchester United, në përfundim të javëve me tensione të brendshme. Sipas mediave britanike, trajneri portugez kishte konflikte si me drejtuesit, ashtu edhe me disa lojtarë. Amorim u thirr në orën 09:30 në një takim me CEO-n Omar Berrada dhe drejtorin sportiv Jason Wilcox, teksa pas vetëm 30 minutash mësoi fundin e aventurës së tij.
Ai nuk qëndroi në qendrën stërvitore të Carrington, por mori sendet personale dhe u largua. Vendimi erdhi pas një përplasjeje të fortë me Wilcox të premten, për mosmarrëveshje taktike dhe merkatoje. Amorim refuzoi rikthimin te mbrojtja me tre, e kërkuar nga Wilcox dhe Sir Jim Ratcliffe, dhe u irritua që objektivat e tij verorë (Emiliano Martinez, Ollie Watkins, Nuno Mendes dhe Geovany Quenda) u injoruan.
Sipas “The Athletic”, pati tension edhe në dhomat e zhveshjes. Në një stërvitje dhjetori, Amorim u përlesh me Lisandro Martinez. Paradoksalisht, më pas e emëroi kapiten në dy ndeshjet e fundit. Pas shkarkimit, Darren Fletcher mori drejtimin e përkohshëm dhe barazoi 2-2 me Burnley.
The post Praskenat e Amorim, përplasje me drejtuesit dhe përleshje me futbollistin që më pas e emëroi kapiten appeared first on Telesport.










