Prapavija e Barcelonës në rrugë rekordi, 5 ndeshjet radhazi pa pësuar gol

Barcelona arriti në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic te 5 ndeshjet radhazi pa pësuar gol: Osasuna (La Liga), Guadalajara (Kupa), Villarreal (La Liga), Espanyol (La Liga) dhe Athletic (Superkupa), 4 me Joan Garcia dhe një me Ter Stegen në portë.

Kjo seri nisi nga ndeshja e Champions League ndaj Eintracht më 9 dhjetor në “Camp Nou” dhe nuk ndodhte që nga mars-qershori 2020, kur Barcelona e trajnuar nga Quique Setién regjistroi të njëjtin numër ndeshjesh pa pësuar gol: Real Sociedad (1-0), Mallorca (0-4), Leganés (2-0), Sevilla (0-0) dhe Athletic (1-0), ndërsa Celta (2-2) ndërpreu serinë.

Rekordi i mëparshëm i mbrojtjes së Barcelonës, sipas statistikave të faqes zyrtare, daton nga sezoni 2015-2017 me 7 ndeshje radhazi pa pësuar gol në La Liga dhe Superkupë.

Seria positive vjen në një nga momentet më të mira të klubit këtë sezon, me ekipin e Hansi Flick që, me fitoren e fundit ndaj Bilbao, ka arritur në 9 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.

 

The post Prapavija e Barcelonës në rrugë rekordi, 5 ndeshjet radhazi pa pësuar gol appeared first on Telesport.