Prapaskenat e finales…; gjesti provokues i Cubarsí indinjoi tifozët e Real Madridit

Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës duke mposhtur Real Madridin 3-2 në Jeddah, në një finale plot emocione dhe polemika. Skuadra e Hansi Flick dominoi me lojë kolektive, ndërsa tensioni u rrit në fund, pas kartonit të kuq për Frenkie de Jong dhe një shtese dramatike loje, ku Barça u mbrojt fort për të ruajtur rezultatin.

Raphinha, me dy gola, dhe Lewandowski siguruan titullin e parë të vitit dhe të sezonit 2025/26. Festimi solli disa momente të bujshme; frustrimin e lojtarëve të Realit, gjestin e Mbappé për të mos bërë “roje nderi” fituesit, thirrjet e Fermín dhe përshëndetjen e Pau Cubarsí drejt tribunës, që zemëroi madrilenët.

Mbrojtësi katalanas zhvilloi një finale shumë të mirë, duke ndihmuar Koundé kundër Vinicius dhe formuar një dyshe solide me Eric García. Pas vërshëllimës finale, kamerat e kapën Cubarsí duke bërë gjeste provokuese drejt një sektori të tribunës, pamje që u përhapën shpejt dhe shkaktuan reagime të forta.

The post Prapaskenat e finales…; gjesti provokues i Cubarsí indinjoi tifozët e Real Madridit appeared first on Telesport.