Trent Alexander-Arnold u transferua te Real Madridi më 30 maj. Mbrojtësit anglez i skadonte kontrata në qershor, por klubi madrilen pagoi 12 milionë euro te Liverpool-i për ta liruar menjëherë. Arsyeja ishte se Xabi Alonso dëshironte ta kishte në dispozicion për Botërorin e Klubeve, ndaj u shpenzua kjo shumë.
Alexander-Arnold e mori vesh lajmin e kalimit te “Los Blancos” në një moment krejtësisht të veçantë dhe kurioz. Sipas “The Telegraph” dhe “Mirror”, ai mësoi se do të shkonte në Madrid ndërsa ndodhej në autobusin e hapur me shokët e Liverpool-it duke festuar në rrugët e qytetit titullin e Premier League.
Në atë atmosferë festimesh, drejtori ekzekutiv i futbollit në “Fenway Sports Group”, Michael Edwards, drejtori sportiv i Liverpool-it, Richard Hughes, dhe presidenti i FSG, Mike Gordon, i komunikuan se do të transferohej te Real Madridi në maj dhe jo në korrik, siç ishte parashikuar fillimisht.
The post Prapaskena e bujshme! Trent Arnold e mori vesh se po shkonte te Real Madridi në një… autobus appeared first on Telesport.