Mbrëmë vonë, Qeveria në detyrë, konkretisht Ministria e Ekonomisë, e ka pranuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike.
Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka lënë të kuptohet se rritja e tarifave pranohet me një kundërshtim.
Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.