Cesare Prandelli komentoi situatën e Juventusit, pas dy humbjeve radhazi, dhe mungesës së fitoreve për më shumë se një muaj. Ai tha për “Gazzetta dello Sport”: “Është një periudhë jo tipike për Juventusin, por edhe për skuadra të tjera.
Tudor ka nevojë për kohë dhe vazhdimësi, siç tha edhe Chiellini. Juventusi për të ecur përpara ka nevojë që Giorgio të ketë një rol më qendror dhe vendimtar në drejtim, sikurse Maldini ka qenë për Milanin kampion të Piolit”.
Për sulmin bardhezi, Prandelli theksoi: “Vlahovic duhet të jetë gjithmonë titullar, nuk kam pasur asnjë dyshim. Ai krijoi një rast të bukur në ‘Bernabeu’, edhe pse u ndal nga Courtois fantastik. David dhe Openda janë sulmues të mirë, por duhet t’u jepet koha për t’u ambientuar te Juventusi dhe në Serie A”.
The post Prandelli këshillon Juven: Vlahovic duhet të jetë gjithmonë titullar, kurse Openda dhe David… appeared first on Telesport.










