Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka treguar pozicionimin e saj, Jo koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por as Qeveria pa postin e kryeministrit, si dhe kundër një qeverie afatshkurtër.
Për këtë, gazetari ilir Mirena ka thënë se Abdixhiku ka dhënë qëndrime të cilat janë legjitime.
Por, ai shton se me këtë qëndrim vendi dërgohet në zgjedhje.
Sipas Mirenes, pas kësaj, gjithçka justifikohet, meqë të gjithë po i shikojnë “punët e veta”.
“Kryetari i LDK’se, Abdixhiku e publikoi qendrimin e kesaj partie pas zgjedhjeve te 9 shkurtit. Shkurt, s’ka koalicion me VV’ne, po as me partit tjera nese nuk e merr poziten e kryministrit. Legjitime prej tij dhe LDK’se me i pas keto qendrime. Por, tash mbesin dy opsione. Zgjedhje, opsioni i pare, nese Kurti s’arrin t’i gjeje numrat. Me kete qendrim LDK po do me e qu vendin ne zgjedhje, sepse ashtu po beson se i del me mire. E drejt e saj”.
“Opsioni tjeter, partit e vogla me shku, ose me e votu nje qeveri te VV’se. Pra, ne kete rast psh per NISMA e Fatmir Limajt do te jete plotesisht legjitime me e votu, ose eventualisht me hy ne qeveri me Kurtin. Meqe ka ardh puna qe secili me i kqyr veç hesapet e veta, tashti justifikohet gjitheçka”, ka shkruar Mirena në Facebook