Portugalia me fitore spektakolare ndaj Armenisë, siguron biletën për në Botëror. Irlanda mjaftohet me play-off

Janë luajtur ndeshjet e fundit kualifikuese në grupin F për Kupën e Botës 2026. Portugalia fitoi 9-1 ndaj Armenisë, në sfidën e luajtur në “Estádio do Dragão” në Porto.

Renato Veiga zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, ku mbrojtësi shënoi me kokë, pas një goditjeje dënimi të Bruno Fernandes. Armenët barazuan në minutën e 17-të me Spertsyan, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur.

Portugezët u kundërpërgjigjën shpejt, Goncalo Ramos shënoi golin e dytë në minutën e 27-të, pas një topi të kthyer mbrapsht gabimisht nga armenët. Dy minuta më pas, Joao Neves shkund rrjetën me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 41-të, Joao Neves ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe shënon golin e dytë personal në pjesën e parë dhe të katërtin për portugezët. Bruno Fernandes shënon golin e pestë në fund të pjesës së parë, nga penalltia.

Bruno Fernandes kompletoi hat-trickun e tij në pjesën e dytë, ku shënoi edhe dy gola të tjerë, një nga penalltia. Po ashtu edhe Joao Neves kompletoi hat-trickun e tij me golin e tretë personal të shënaur në minutën e 80-të, që ishte goli i tetë për portugezët në këtë takim. Francisco Conceicao vulosi fitoren 9-1 me golin e ti në minutat shtesë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria humbi në fund 2-3 ndaj Irlandës në Budapest. Portugalia renditet e para dhe siguron direkt biletën për në Botëror, Irlanda renditet e dyta dhe siguron biletën për në play-off.

SHIKOGOLAT

The post Portugalia me fitore spektakolare ndaj Armenisë, siguron biletën për në Botëror. Irlanda mjaftohet me play-off appeared first on Telesport.