Porto është gatshi t’i ulë kërkesat për kartonin e Francisco Conceição. Kështu shkruan gazeta portugeze “A Bola”, sipas së cilës klubi i “Dragoes” do të ishte i prirur të pranojë një reduktim të shumës fillestare të kërkuar për sulmuesin e lindur në vitin 2002 (30 milionë euro), duke e zbritur në rreth 28 milionë euro, me kusht që shitja të kryhet menjëherë dhe përfundimisht.
Ndërkohë, “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” raportojnë se Juventusi ka vendosur të nxjerrë në treg Nico Gonzalez. Pas një sezoni zhgënjyes, ish-sulmuesi i krahut i Fiorentinës nuk i ka bindur drejtuesit bardhezinj. Drejtori i përgjithshëm Damien Comolli është i gatshëm të administrojë largimin e tij.
Me fjalë të tjera: Nico Gonzalez është në merkato dhe Juventusi do të dëgjojë të gjitha ofertat pa bërë rezistencë në rast se do të mbërrijnë. Klubi është i bindur se mund ta përballojë mungesën e 5 golave dhe 4 asistimeve, sa të sezonit të fundit nga argjentinasi.
Paraqitje larg pritshmërive krahasuar me periudhën e tij te Fiorentina. Megjithatë, vetë lojtari ka një mendim tjetër. Për momentin nuk e sheh veten diku tjetër dhe është i vendosur të dëshmojë se mund të jetë element i vlefshëm për Juventusin.
The post Porto, gati t’i ulë kërkesat për Conceição. Juventusi merr lajme pozitive nga Portugalia appeared first on Telesport.