Porto po përballet me Atletico Madrid në një ndeshje miqësore e cila po luhet në “Estadio do Dragao”. Pak para se të fillonte ndeshja, klubi portugez ka befasuar jo pak tifozët duke prezantuar zyrtarisht transferimin e tyre më të ri.
Luuk de Jong u prezantua para tifozëve të Porto-s, si lojtari më i ri i ‘Dragojve’, ku do mbajë fanellën me numrin 26. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, Porto po fiton 1-0.
Sulmuesi holandez Luuk de Jong transferohet si lojtar i lirë te Porto, pas 3 vitesh te PSV Eindhoven, ku së fundmi fitoi dhe titullin kampion. Në sezonin e kaluar, 34-vjeçari shënoi 18 gola dhe dha 13 asiste në 47 ndeshje në të gjitha garat. Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e La Ligës, ku ka veshur fanellën e Sevilla dhe të Barcelonës, ku ishte i huazuar për një sezon.
The post Porto befason tifozët në miqësoren ndaj Atletico Madrid, zyrtarizon në mënyrë surprizë sulmuesin e njohur appeared first on Telesport.