Portieri spanjoll i Chelsea, shumë i ashpër me Yamal: “Cucurella e futi në xhep…”

Portieri spanjoll i Chelsea, Robert Sánchez, foli me ton triumfues pas fitores 3-0 ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge”. Pasi e mbajti portën të paprekur, ai u ndal në zonën mikse dhe lëshoi një deklaratë të fortë kur u pyet për duelin Lamine Yamal–Cucurella. “E futi në xhep”, – u shpreh ai për shokun e skuadrës.

Mesazhi i dytë dukej po ashtu i drejtuar ndaj talentit të Barçës, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes në kombëtaren spanjolle. “Të gjithë janë shumë të mirë derisa vijnë të maten në Premier League”, – tha portieri i Chelsea pas fitores së thellë ndaj skuadrës së Hansi Flick.

I pyetur nëse Barcelona ishte favorite, Sánchez buzëqeshi: “Favoritë rezultuam ne”. Portieri spanjoll përgëzoi edhe Cucurella, kur ky i fundit mori çmimin MVP të ndeshjes.

Robert Sanchez: “Cucurella, Lamine Yamal'ı cebinde gezdirdi.”

The post Portieri spanjoll i Chelsea, shumë i ashpër me Yamal: “Cucurella e futi në xhep…” appeared first on Telesport.