Portieri kundërshtar donte të “kopjonte” Neuer, por harroi se kishte Messi-n përballë dhe e pësoi keq (video)

Lionel Messi ishte protagonisti kryesor në fitoren e fundit të Inter Miami 2-1 ndaj Nashville SC, ndeshje e vlefshme për kampionatin në MLS. Në minutën e 17-të, Messi zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e parë falë ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi. SHIKOGOLIN1

Miqtë barazuan përkohësisht shifrat në fillim të pjesës së dytë, por do të ishte sërish Leo Messi që do t’i jepte avantazhin ekipit të tij. Në minutën e 62-të, pas një topi të gjatë të kthyer mbrapsht, portieri kundërshtar e kontrollon topin me gjoks, duke na kujtuar Manuel Neuer, por gabon në pasim.

Leo Messi përfiton nga topi i humbur nga portieri Joe Willis dhe dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. SHIKOGOLIN2

Inter Miami fiton përfundimisht 2-1 dhe mban momentalisht vendin e pestë në konferencën e lindjes me 38 pikë, 5 pikë më pak se Philadelphia Union e vendit të parë, por ekipi i Messi-t ka 3 ndeshje më pak.

The post Portieri kundërshtar donte të “kopjonte” Neuer, por harroi se kishte Messi-n përballë dhe e pësoi keq (video) appeared first on Telesport.