Portieri anglez kritikon Luis Enrique: Donnarumma është shumë më i aftë se të luajë me këmbë

Joe Hart ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit Luis Enrique lidhur me largimin e Gianluigi Donnarumma nga PSG (pastaj erdhi transferimi te Manchester City). Trajneri spanjoll kishte theksuar se vendimi teknik ishte i bazuar në aftësitë me këmbë të Lucas Chevalier, por Hart e kundërshton:

“Unë nuk mund të mos mendoj për atë që ka bërë Donnarumma. Ai është më shumë i aftë se vetëm të luajë me këmbë. Po flasim për një djalosh që debutoi te Milani në moshën 16-vjeçare, pastaj shkoi te PSG dhe fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit. Jam i lumtur që erdhi në Premier League; është një transferim pozitiv. Pep e di që ai është portier i klasit botëror”.

Donnarumma pritet të mbrojë portën e Italisë në ndeshjen e sotme kundër Estonisë, ku kombëtarja e Gattusos synon një tjetër fitore, pas asaj ndaj Moldavisë, për të synuar kreun e grupit, që mbahet nga Norvegjia.

The post Portieri anglez kritikon Luis Enrique: Donnarumma është shumë më i aftë se të luajë me këmbë appeared first on Telesport.