Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand

Gjatë fundjavës së Çmimit të Madh në Monako është prezantuar zyrtarisht një nga makinat më të veçanta të këtij viti: Dua Lipa Rennstall GT3 RS, një version ekskluziv i modelit 2024 Porsche 911 GT3 RS, krijuar në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Dua Lipa dhe kompaninë Porsche.

Kjo makinë unike përmban paketën e kërkuar Weissach, me rrota prej magnezi, komponentë prej karboni, frenat Porsche Ceramic Composite, si dhe një motor atmosferik 4.0 litra flat-six, që arrin deri në 9,000 rpm, transmeton.

Pamja e jashtme e makinës është zbukuruar me një dizajn të veçantë dhe ngjyra të gjalla të krijuara nga vetë Dua Lipa, të frymëzuara nga energjia dhe stili vizual i turneut të saj Radical Optimism.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për Fondacionin Sunny Hill themeluar nga Dua Lipa.

Makina do të ekspozohet në Goodwood Festival of Speed si dhe në #SothebysParis, ndërsa ankandi është i hapur deri më 31 korrik.