Të dyshuarit u arrestuan ditët e fundit nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme në pjesë të ndryshme të vendit, thotë kryeministri.
Polonia ka arrestuar tetë persona të dyshuar për përgatitjen e akteve të sabotimit, tha të martën kryeministri Donald Tusk.
“ABW (Agjencia e Sigurisë së Brendshme), në bashkëpunim me shërbime të tjera, arrestoi tetë persona në pjesë të ndryshme të vendit ditët e fundit, të dyshuar për përgatitjen e akteve të sabotimit”, tha Tusk përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X.
Pa dhënë detaje të mëtejshme, ai vuri në dukje se çështja është ende në vazhdim dhe se aktivitete të mëtejshme operative janë duke u zhvilluar.