Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se vrasja e A.K 35 vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë dyshohet se është aksidentale. Kështu kanë deklaruar për policinë dëshmitarët.
“Vrasja dyshohet të jetë aksidentale sipas dëshmitarëve”, thotë policia.
Për këtë rast dje është arrestuar F.T, përderisa në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje.
“Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo vrasje ka ndodhur të shtunën në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit.