Policia Ushtarake e KFOR-it, kreu trajnim në kualifikimin dhe njohjen e armëve në Kampin Bondsteel.
KFOR-i ndër të tjera thotë se ushtarët e tij në mënyrë rutinore kryejnë trajnime ndërsa janë të dislokuar në mbështetje të misionit për të ruajtur gatishmërinë dhe për të përmirësuar aftësitë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.