Nga muaji janar e deri në prill të këtij viti, Policia e Kosovës ua ka ndaluar 2128 personave të drejtojnë automjete, transmeton Fokusi.info.
Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka bërë të ditur se 2128 personave iu është ndaluar të drejtojnë automjetet, ndërsa 5076 të tjerëve iu kanë vendosur pikë negative.
Policia vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Në fund, është bërë apel që të respektohen rregullat e trafikut rrugor, në të kundërten shoferët do të mbesin pa patentë.