Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve, transmeton KosovaPost.
Gjobat thuhet se janë dhënë gjatë implementimit të një plani operativ me fokus të veçantë te motoçikletat.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.
The post Policia u shqipton 143 gjoba motoçiklistëve në Prishtinë appeared first on Kosovapost.net.