Policia u prish dasmën, në pranga italiani dhe shqiptari
Një italian përfundon në pranga pak para ceremonisë së martesës, e bashkë me të edhe shqiptari, i cili ishte i zgjedhur si dëshmitar i dhëndrit.
Mediet italiane shkruajnë se ata u prangosën nga policia në Milano në kuadër të goditjes së një bande për vjedhje, grabitje, pastrim parash, armëmbajtje dhe dhunë ndaj një zyrtari.
Në total janë arrestuar 12 persona, 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë. Karabinierët ekzekutuan urdhër arrestet e lëshuara nga gjykata e Pavias, në provincat e Milanos, Novarës dhe Pavias. Hetimet zbuluan se banda përdorte garazhe si vende ku fshihte më pas sendet që vidheshin.
Banda merrej me grabitje dhe më pas bënte pastrimin e parave. Ndërkohë pjesë e grabitjeve ishin kryesisht makina, që u merreshin pjesët pas çmontimit dhe shiteshin në treg të zi.