Stacioni policor në Ferizaj në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale ka shpërndarë 16 pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë.
Në njoftimin e policisë rajonale në Ferizaj theksohet se çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh.
Këto pako janë siguruar nga të hyrat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, minimaratonë kjo e mbajtur më 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
“Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë”, thuhet në njoftim.
The post Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj appeared first on Kosovapost.net.