Policia s’e lejon një person me flamurin e Serbisë në manifestimin e Vidovdanit, tjetrit i kapet një ‘armë e plastikës’

Policia e Kosovës në kuadër të detyrave për ofrimin e sigurisë, po kontrollon serbët që ia kanë mësyrë Gazimestanit, ku pas pak nis manifestimi për shënimin e Vidovdanit.

Ata kanë ndaluar një serb i cili në çantën e tij mbante një armë të plastikës dhe pasi u verifikua se nuk është armë e vërtetë, i njëjti u lëshua të kaloi në pjesën ku do të mbahet manifestimi.

Ndërkohë, një serbi tjetër iu është gjet flamuri i Serbisë gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës. I njëjti nuk u lejua të kalojë.

Aty është parë edhe deputeti Slavko Simiq, i cili u bashkua me qindra qytetarë për të marrë pjesë në festimin e Vidovdanit në Gazimestan, raporton KP.

Ndryshe, më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

The post Policia s’e lejon një person me flamurin e Serbisë në manifestimin e Vidovdanit, tjetrit i kapet një ‘armë e plastikës’ appeared first on Kosovapost.net.