Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet se është i përfshirë në “Vjedhje”.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”











