Policia po heton vdekjen e një gruaje në Shtërpcë, e cila raportohet se është për tretman mjekësor ku dhe ka vdekur.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e saj, e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.