Policia përsëri gjen armë dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës

Në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok, dje është gjetur armë dhe municion, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

Sipas tyre, arma është gjetur rreth orës 12:30.

Përveç armës dhe municionit, është gjetur edhe pajisje taktike, transmeton Paparaci.

“Njësitë policore gjatë kontrollit të shtëpisë së pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: armë zjarri AK-47 me 30 fishekë, jelek taktik, pantallona taktike, maskë gazi, doreza dhe 10 fishekë të kalibrit 10 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nuk janë dhënë detaje nëse ka të arrestuar.

Është hapur rast për “posedim të paligjshëm të armëve”./Paparaci.com