Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se s’është gjetur asgjë e dyshimtë në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, tha ajo.