Policia për aksionin e sotëm: Rezultat i hetimit disa mujor, u zbatuan masa të veçanta hetimore për luftimin e krimeve ekonomike

Policia e Kosovës ka shpërndarë komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren për aksionin për dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Policia thotë se operacioni i sotëm ishte rezultat i hetimit disa mujor dhe se janë zbatuar masa të veçanta hetimore për luftimin e krimeve ekonomike.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor, ku janë zbatuar masa të veçanta hetimore për luftimin e krimeve ekonomike. Gjatë aksionit janë arrestuar 39 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar mjete të konsiderueshme financiare, armë, ari dhe prova të tjera materiale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, në funksion të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.”