Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, Policia e Kaçanikut ka ndërmarrë një aksion gjatë natës së 7 qershorit, rreth orës 21:30, në zonën e Maleve të Sharrit, në rrugën që lidh Kaçanikun me fshatin Luboten.
Gjatë patrullimit, policia ka hasur në një automjet tip xhip me rimorkio, i ngarkuar me drunj të prera në mënyrë të paligjshme. Megjithëse u dhanë sinjale për ndalim, personat e dyshuar nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe vazhduan lëvizjen.
Në përpjekje për t’u larguar, të dyshuarit shkarkuan disa drunj në një rrugë malore për të penguar ndjekjen e policisë dhe më pas i vunë zjarrin automjetit, duke u larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, përfshirë komandantin e stacionit të Kaçanikut dhe njësi nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), si dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”./teve1.info/
The post Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.