Policia e Kosovës njofton se më datën 14 dhe 16 korrik 2025 kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin për media thuhet se në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.
“Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës. Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura. Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU)”, thuhet në njoftim.
Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës.
The post Policia parandalon kontrabandimin me cigare në Aeroportin “Adem Jashari” appeared first on Kosovapost.net.