Policia parandalon ko*ntrabandën e 40 kecave në vlerë prej 6 mijë eurosh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë parandalimin e kontrabandës së 40 kecave në fshatin Domorovc, transmeton KosovaPost.

Bëhet e ditur se, gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6 mijë euro, derisa i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës për kafshët.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti, ndërsa kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente.

The post Policia parandalon ko*ntrabandën e 40 kecave në vlerë prej 6 mijë eurosh appeared first on Kosovapost.net.