Policia në Shqipëri e kërkon 36-vjeçarin, punësonte braziliane e kolumbiane për prostitucion

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar me inicialet M.N. nga Tiran 36-vjeçar.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se ky person bashkëpunonte me shtetas të huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online.

Sipas policisë, i dyshuari këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.

Ndër tjera, për këtë rast janë proceduar penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.