Policia në Prishtinë ka njoftuar se sot ka filluar ta implementojë një plan operativ “Semafori”, gjatë të cilit ka shqiptuar 33 gjoba për mosrespektim të semaforit dhe përdorim gjatë vozitjes.
“Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të rajonit të Prishtinës. Mos respektimi i semaforit dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit janë kundërvajtjet për të cilat vetëm sot janë shqiptuar 33 gjoba, ndërkohë që janë shqiptuar edhe gjoba për kundërvajtje të tjera. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.”