Policia gjermane ka ndaluar një kolonë dasmorësh shqiptarë dhe pas një kontrolli ka gjetur bomba tymuese, gëzhoja fishekësh, marihuanë.
Ngjarja ka ndodhur në Hamburg në afërsi të stacionit hekurudhor Dammtor.
Me këtë rast autoritetet kanë thënë se kanë ndaluar një kolonë prej 20 automjetesh.
Dëshmitarët që kanë parë një kolonë makinash të një dasme shqiptare kanë alarmuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të ngjashme me ato të të shtënave me armë zjarri shkruan TAG24. Me atë rast policët kanë kontrolluar shumë makina dhe kanë gjetur, marihuanë, bomba tymosëse dhe gëzhoja fishekësh të plumbave.
Ende nuk është e qartë nëse objektet e gjetura bombat dhe gëzhojat e fishekëve, lidhen me të shtënat e dëgjuara.
Po ashtu, policia deri tash nuk ka ofruar të dhëna nëse bëhet fjalë për armë frikësuese ose të ndonjë kalibri tjetër.
Autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet.