Një person është arrestuar për armbëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
Policia njofton në raportin 24-orësh se lidhur me rastin gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme në Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit janë gjetur dhe konfiskuar disa armë, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika”.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.











