Policia kryen kontroll në një apartament në Lipjan, arreston tre persona

Policia në Lipjan, ka kryer kontrollin e  një apartament në rrugën “Haxhi Kleçka” n me ç’ rast ka  arrestuar tre persona, si dhe ka gjetur dhe sekuestruar armë, thikë dhe substancë narkotike.

Në njoftimi e policisë thuhet se të dyshuarit janë B. H. 30 vjeç, M. B. 29 vjeç, dhe H. H. 27 vjeç.

Ndërsa janë sekuestruar një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm, një thikë, si dhe një  sasi të  substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana).

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja  e  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.