Policia kryen kontroll në një apartament në Lipjan, arrestohen tre persona dhe sekuestrohet armë e marihuanë

Policia e rajonit të  Prishtinës njofton se në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.

Kësisoj, dje, në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, policia duke u mbështetur në informacione të marra në rrugë operative, ka kryer kontrollin e  një apartament,  me ç’ rast ka  arrestuar tre persona si dhe ka gjetur dhe sekuestruar;

“Një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm,

Një thikë, si dhe, Një  sasi të  substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana)”, njofton policia.

Ndaj të dyshuarve; “B. H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

M. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

H. H, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja  e  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.