Policia e Kosovës ka larguar shiritat që i kishte vendosur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Parkingu i QKUK-së ishte i rrethuar nga Policia, pas që një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrës së tij, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë nga policia kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar nga incidenti, përpos dëmeve materiale.