Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar gjetjen e personit të zhdukur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit.
Paraprakisht Policia kishte gjetur edhe veturën e braktisur në mal, gjë për të cilën edhe ka intervistuar personin e gjetur.
“Në orët e pasdites së sotme është lokalizuar nga Policia e Kosovës personi në kërkim , pronari i veturës së braktisur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njëjti është intervistuar nga hetues policor në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e prokurorit të shtetit dhe Policisë së Kosovës”, ka thënë Hashani për Express.
Personi i raportuar i zhdukur ishte gjetur nga Shoqata për Kërkim Shpëtim dhe i ishte dorëzuar policisë.












